Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar

Zv.kryeministri Erion Braçe u shpreh sot në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për ligjin për lojërat e fatit, se “lojërat e fatit nuk do të rihapen, pasi ligji nuk ka ndryshuar”.

Në një intervistë televizive Braçe theksoi se, “ligji që ka miratuar Kuvendi në vitin 2018 përmes të cilit qeveria vendos mbylljen e lojërave elektronike të lojërave të fatit, bastet sportive dhe bingot, është ligj dhe ndryshohet vetëm me ligj. Në rastin konkret nuk ka asnjë ligj, por një vendim të Këshillit të Ministrave që nuk do të hapë as lojërat e fatit, ato që keni parë buzë rrugëve apo në bodrume, por përcakton zonën ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat e licencimit për kazinotë”.

“Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër. Ligji i 2018 lë në fuqi kazinot në hotele me 5 yje dhe resorte, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinot dhe procedurat”, – deklaroi Braçe.

Lidhur mbi përcaktimin e zonës ku lejohet kategoria kazino në zonën e Tiranës, Braçe tha se “kjo është zona në të cilën ka dy seli dy parti politike, ndodhen dy xhami, dy kisha një Teqe, ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit, ndodhet Muzeu Historik Kombëtar, ndodhet Banka e Shqipërisë me dy godina dhe dy shkolla, ku nuk ka vend për tu ndërtuar ndonjë kazino e të tjerë me radhë. Ndërkohë perimetri i rrugëve është bosh, nuk do të ndërtohet në asnjë anë të rrugës ndonjë kazino. Pra bëhet fjalë dhe shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme, se brenda kësaj zone dhe në akset rrugore nuk do ketë kazino”.

Braçe theksoi se, “nuk bëhet fjalë për qendrën e Tiranës, pasi këtu nuk mban për të ndërtuar, në këtë zonë pasi ka një kufizim në këtë ligj dhe nuk lejohet të ndërtohet në 100 metra në linjë ajrore nga Katedralja, gjithashtu nuk lejohet të ndërtohet lejohet 100 metra nga Katedralja tjetër apo 100 metra nga Teqeja , pra kufizimi në 100 metra e përjashton ndërtimin e çdo gjëje tjetër”.

“Pse kujtoheni sot për një gjë që është vendosur në ligj këtu e në 2015 dhe në 2018 ku janë konceptet e kazinos dhe resort kazinos. Pra qeveria ka miratuar një vendim që e kërkon ky ligj. Duke miratuar procedura përmes këtij vendimi dhe nuk bëhet fjalë as për shitje e as për blerje. Bëhet fjalë për zbatim të ligjit”, tha Braçe.

Kufizimet janë të tilla që nuk lejon ndërtim të kazinove në këtë zonë theksoi ai, ndërsa nënvizoi se kazino do të ketë në hotelet me 5 yje brand dhe resort kazino, por jo lojëra elektronike të fatit.

Braçe tha se, “alarmi i dhënë nga një tufë keqbërësish politik, nuk kanë asgjë për t’i thënë këtij mileti është i rremë. Nuk do të hapen as lojërat elektronike të fatit ku kanë lënë lekët shqiptarët as bastet dhe asgjë tjetër”. Ata

Aktualitet

Archives