SHËNDETËSIA QË NUK DUAM, PËRMBYTJA E SPITALIT TË SHKODRËS

Reparti i Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës por edhe disa repartee të tjera të atij spitali janë rrezikuar ndjeshëm nga sasia e madhe e ujit që depërtoi si shkak i reshjeve të dendura të shiut për dy orë me radhë në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa rrugët u bllokuan përmbytjes momentale nuk i shpëtoi as reparti i imazherisë.

Pavarësisht përpjekjeve për të larguar ujin e shiut në ato momente ishte e pamundur. Siç shihet edhe nga pamjet mund të cilësohet si një situatë sa tragjike aq edhe komike. Fillimisht tek pacientët dhe familjarët e tyre u krijua një situatë paniku. Pasi reshjet e shiut pushuan uji pësoi një tërheqje edhe në spitalin e Shkodrës.

Deri tani nuk raportohet për dëme por mjekët po shohin nëse gjithçka funksionon në rregull në ato reparte ku depërtoi uji. Kjo është një ngjarje e cila është shumë e rrallë për spitalin e Shkodrës.

Më përpara ka patur depërtim të ujit nga shiu por jo në përmasa të tilla. Flasim për një shëndetësi që duam por kjo nuk është shëndetësia që duam.

Aktualitet

Archives