ShBA – Stuhia “Florence” merr jetët e 17 personave

Numri i të vdekurve nga stuhia “Florence”, e cila goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u rrit në 17.

Zyrtarët njoftojnë se përmbytjet masive të shkaktuara nga stuhia, që mori një karakter të depresionit tropikal dhe që shkaktoi përmbytje dhe erëra të forta, morën jetët e 17 personave, ku 11 humbën jetën në Karolinën e Veriut, ndërsa 6 në Karolinën e Jugut.

Viktima e fundit nga stuhia ishte një foshnje 3-muajsh, e cila humbi jetën pasi një pemë rra mbi shtëpinë ku ajo jetonte me familje.

Stuhia shkaktoi edhe përmbytje të shumë shtëpive tjera. Zyrtarët paralajmërojnë banorët e Karolinës së Veriut dhe të Jugut të marrin masa ndaj përmbytjeve të befasishme që mund të ndodhin për shkak të stuhisë.

Bëhet e ditur se edhe niveli i ujit të lumit Cape Fear në Karolinën e Veriut vjen duke u rritur dhe se lumi brenda disa ditëve mund të dalë nga shtrati. Për këtë arsye zyrtarët paralajmëruan banorët e 2 mijë e 800 shtëpive përreth lumit që të evakuohen nga ky rajon.

Ndërkaq bëhet e ditur se erërat e forta në qytetin Wilmington të Karolinës së Veriut rrëzuan pemët dhe se shirat shkaktuan përmbysjen e një numri të madh të shtëpive, ndërsa makinat lëvizin me vështirësi nëpër rrugë të përmbysura.

Policia e qytetit njoftoi se kanë ndaluar 6 persona me dyshim se kanë plaçkitur një dyqan dhe një benzinatë.

Mësohet se për shkak të stuhisë deri më sot janë anuluar mbi 2 mijë fluturime.

Supozohet se dëmet nga stuhia, prej së cilës do të mund të ndikohen 10 milionë persona, mund ta kapin shifrën e 170 miliardë dollarëve.

Aktualitet

Archives