Mattis akuzoi Rusinë për ndikime në Maqedoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis, i cili sot arriti në Maqedoni, ka dënuar përpjekjet e Rusisë duke përdorur paratë dhe ndikimin e saj për të forcuar palën opozitare ndaj referendumit në Maqedoni, që hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO, një veprim që Moska e kundërshton, transmeton Anadolu Agency (AA)

Mattis u tha gazetarëve që udhëtonin me të për në Shkup se nuk ka “kurrfarë dyshimi” se Moska financon grupe pro-ruse me qëllim që referendumi për ndryshimin e emrit, i cili duhet të mbahet nga fundi i muajit, të mos ketë sukses.

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në qershor të këtij viti në Prespë nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedonas-grek për emrin dhe për partneritet strategjik, sipas të cilit, Republika e Maqedonisë do ta ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Një pjesë e zbatimit të Marrëveshjes është edhe zbatimi i referendumit në Maqedoni, i cili është caktuar më 30 shtator të këtij viti. Pyetja e referendumit është “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë?

Aktualitet

Archives