ShBA – Regjimi sirian vazhdon me sulme pavarësisht vendimit për armëpushim

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert bëri të ditur se regjimi sirian pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e armëpushimit në Siri, vazhdon me sulme në Gutën Lindore.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Twitter, zëdhënësja e Nauert preku edhe në sulmet e regjimit të Esadit në Gutën Lindore.

“Regjimi sirian së bashku me përkrahësit rus dhe iranian vazhdon me sulme ndaj Gutës Lindore”, shkroi Nauert, ndërsa bëri të ditur se këto sulme kryhen pavarësisht vendimit të së shtunës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e armëpushimit.

“Regjimi pretendon se është duke i luftuar terroristët, por me sulme ajrore, të artilerisë dhe ato tokësore janë duke u terrorizuar me qindra mijëra civilë. Përdorimi i gazit klorin gjatë sulmeve të regjimit vështirëson edhe më shumë gjendjen e civilëve. Në qoftë se Rusia dëshiron ajo ka ndikim të mjaftueshëm për ti ndalur këto sulme në kuadër të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e armëpushimit. Ndërkaq ShBA-ja dëshiron që këto sulme të marrin fund sa më parë dhe bënë thirrje që ndihmat humanitare të dërgohet në mënyrë urgjente personave në nevojë”, shkruan zëdhënësja Nauert në postimin e saj.

Aktualitet

Archives