Ndahet nga jeta kritiku i artit Gëzim Qendro

Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, Gëzim Qendro, është ndarë sot nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kjo e fundit shkruan se vendosi të largohet prej nesh shumë para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Aktualitet

Archives