SHBA ngushëllime për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit

-Shtetet e Bashkuara kanë shprehur ngushëllime për familjarët e major Klodian Tanushit , i cili humbi jetën gjatë  misionit të NATO-s në Letoni.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë mesazhin e ngushëllimit ku shkruan:  “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”.

Trupi i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni pritet të vijë ditën e mërkurë, më datë 15 maj në aeroportin “Nënë Tereza”.

Major Tanushi, i cili ndërroi jetë pak ditë pas shpërthimit në kampin Adazi në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetare Zarife Hasanaj pritet të mbërrijë me avion ushtarak.

Homazhet në nder të majorit të rënë në Letoni do të zhvillohen ditën e enjte, më datë 16 maj. ata

Aktualitet

Archives