Gjykata në Cleveland ka urdhëruar gjigantin farmaceutik amerikan Johnson & Johnson që t’i paguajë Oklahomas mbi 572 milionë dollarë se ka ndihmuar në përhapjen e epidemisë së opioideve, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktvendimi është i pari kundër një prodhuesi të barnave në betejën e vazhdueshme në SHBA kundër krizës së opioideve.
Gjykatësi
i rrethit të Qarkut Cleveland, Thad Balkman urdhëroi që fondet të
përdoren për të ndihmuar Oklahoman në ballafaqimin e saj me problemin e
ilaçit.
Padia fillimisht u ngrit nga avokati i përgjithshëm i
Oklahomas, i cili argumentoi se kompania ka prodhuar sasi më të mëdha të
qetësuesit të papërpunuar nga sa kanë përdorur kompanitë e tjera për të
bërë qetësuesit e tyre. Ai tha se Johnson & Johnson ishte përfshirë
në një fushatë agresive dhe mashtruese në përpjekje për të portretizuar
barnat e tyre si të sigurta dhe efektive, si dhe duke minimizuar
rreziqet e varësisë që lidhen me ilaçet.
Balkman tha se në vendimin prej 42 faqesh thuhet se marketingu i kompanisë ishte “i rremë, mashtrues dhe i rrezikshëm”, i cili çoi në “rritje të nivelit eksponencial të varësisë, vdekjeve nga mbidoza dhe sindromin e abstinencës neonatale”.
“Si çështje juridike, unë konstatoj se
veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëme”, shkroi gjyqtari, duke iu
referuar ligjit përkatës të shtetit nën të cilin ishte ngritur padia.
Johnson & Johnson pritet të apelojnë aktvendimin.