SHBA ende nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, thonë zyrtarët, pavarësisht raporteve që CIA beson se është urdhëruar nga princi kurorë i Arabisë Saudite.

“Shumë pyetje mbeten pa përgjigje“, tha një deklaratë e Departamentit të Shtetit.

Burimet u thanë medias amerikane se nuk besonin se vrasja mund të ndodhte pa miratimin e princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të marrë një raport të martën, i cili do të përshkruaj atë besojnë autoritetet amerikane se kush mund të jenë përgjegjësit për vdekjen e gazetarit.

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë saudite, u vra pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë një dokument martesor. Që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth trupit të tij, ndërsa ka pretendime se mund të jetë shkrirë me acid.