Nisin sërish kontrollet për kuponët tatimorë

Administrata Tatimore do të nisë një aksion në qendrat e qyteteve për të garantuar sigurimin e ligjit. Numri dy i Drejtorisë së Tatimeve deklaron se është konstatuar rënie e xhiros, ndërsa fokusi do të jetë te kuponi tatimor dhe në tregjet e shumicës.

Rinisin aksionet në terren nga administrata tatimore.

Zëvendësdrejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, deklaroi se fokusi do të jetë në kontrollet për lëshimin e kuponit, deklarimin e punonjësve dhe deklarimin e xhiros.

Kjo nismë sipas zëvendësdrejtorit do të ndërmeret pasi nuk është konstatuar rritje e xhiros.

Aktualitet

Archives