SHBA – Arrin në 4 000 numri i të vdekurve nga COVID-19, 865 në 24 orë

 Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së koronavirusit në SHBA ka arritur në 4 000, një shifër e shumëfishuar në dy tre ditë, njoftoi sot Universiteti amerikan, Johns Hopkins

Një total prej 4 076 të vdekudr si pasojë e Covid-19 janë regjistruar sot që prej fillimit të pandemisë, nga 2 010 që u regjistruan të shtunën, sipas të dhënave të publikura nga Universiteti Johns Hopkins

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e një numri rekord prej 865 personash në SHBA gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Ky përshpejtim i epidemisë e ka çuar në 3 873 të vdekur bilancin e plotë që prej fillimit të pandemisë.

SHBA-ja është një nga vendet në botë që numëron numrin më të madh të rasteve me COVID-19, 188.172, rreth 24 743 në një ditë, sipas shifrave të universitetit të aktualizuara në vazhdimësi.

Rekordi i numrit të të vdekurve në 24 orë u regjistrua më 27 mars në Itali, me 969 të vdekur.ATA

Aktualitet

Archives