20 raste pozitivë në 24 orët e fundi/ Shkon në 243 numri i të prekurve me COVID-19

 Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se “deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste”.

“Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.  Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve”.

Rakacolli informoi se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, deklaroi zv.ministrja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                                 129 raste

– Durrës                                26 raste

– Lushnje                             4 raste

– Elbasan                              5 raste

– Fier                                      23 raste

– Kavajë                                4 raste

– Rrogozhinë                      2 raste

– Korçë                                  15 raste

– Vlorë                                  5 raste

– Shkodër                            8 raste

– Lezhë                                 5 raste

– Berat                                  1 rast

– Has                                      2 raste

– Krujë                                  5 raste

-Tropojë                              4 raste

– Pukë                                    3 raste

– Mirditë                                              2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19. ATA

Aktualitet

Archives