Sërisht skandal në Shkodër. 3 paciente me probleme mendore kanë abortuar

Një tjetër skandal vjen nga institucionet e Shkodrës, kësaj radhe lidhet me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore. Një ditë më parë emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, publikoi pamje shokuese, se si trajtoheshin pacientet në këtë Qendër Zhvillimit Social.

Sot prokuroria e këtij qyteti njoftoi se me urdhër të saj janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre,  Juliana Cepi, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër. Nga hetimi i prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se, ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.

Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatzëna dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Organi i akuzës thotë se neglizhenca e këtyre dy punonjëseve ka shtatzëninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.

Po ashtu për pamjet e transmetuara në emisionin “Stop”, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsnikit. Pamjet janë filmuar në ambientet e brendshme të Qendrës së Zhvillimit Shkodër, ku trajtohen persona me aftësi të kufizuar.

Aty tregohen disa njerëz me aftësi të kufizuara, të lidhur në duar ose këmbë me dryne dhe zinxhirë, të fiksuar në një strukturë metalike, në mur ose në karrige./

Aktualitet

Archives