Së shpejti nis trajnimi i trupave turke dhe amerikane për patrullim të përbashkët në Menbixh

Në rajonin Menbixh të Sirisë, së shpejti do të fillojë trajnimi për detyrën e patrullimit të përbashkët të Forcave të Armatosura Turke dhe njësive ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në rajonin Menbixh të Sirisë, së shpejti do të fillojë trajnimi për detyrën e patrullimit të përbashkët të Forcave të Armatosura Turke dhe njësive ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Punimet për trajnimin në lidhje me detyrën e patrullimit të përbashkët kanë arritur në fazën e fundit.

Autoritetet bënë të ditur se janë duke u hedhur hapat e duhura për fillimin sa më shpejt të trajnimeve.

Nga ana tjetër, ditën e diel Forcat e Armatosura Turke përfunduan detyrën e patrullimit të 53-të në zonën ku u zhvillua operacioni “Mburoja e Eufratit” dhe Menbixh.

Sipas marrëveshjes së arritur në 4 qershor ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, parashikohet që në fazën e parë të nxirren nga rajoni terroristët e PYD-YPG, që është zgjatim në Siri i organizatës separatiste terroriste PKK, e cila ka bërë fole në bregun perëndimor të Lumit Eufrat. Kurse në fazën e dytë parashikohet fillimi i kontrollit të përbashkët të elementeve ushtarake dhe shërbimit informativ turk dhe amerikan.

Kurse në fazën e tretë, që zë vend në marrëveshje, do të krijohet një udhëheqje e përbërë nga elementët lokalë të Menbixhit.

Kuvendi ushtarak, që do të vendosë sigurinë e vendit dhe kuvendi lokal, që do të japë shërbim në qytet, do të themelohen sipas shpërndarjes së popullsisë etnike.

YPG/PKK pushtoi nënprefekturën Menbixh, të varur nga rrethi Halep në gusht të vitit 2016-të, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e marrë atë nga organizata terroriste DAESH.

Me pretekstin se lufton kundër organizatës terroriste DAESH, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë mbështetjen ndaj YPG/PKK, por edhe pse i ka garantuar Turqisë se do të nxjerrë YPG/PKK-në nga nënprefektura pas spastrimit nga qendra e Menbixhit, nuk e ka përmbushur këtë garantim.

Më shumë se 90% e popullsisë së Menbixhit përbëhet nga arabët.

Aktualitet

Archives