Përdorimi i qeseve plastike ka rënë me 70%

“Reduktimi i qeseve plastike ka rënë në 65-70%”, tha sot ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ndërsa vizitoi një prej prej fabrikave të plastikës, Korçë.

Ministri Klosi shtoi se 3 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike të pariciklueshme edhe në Shqipëri, ndihen efektet pozitive të zbatimit të tij si tek bizneset, ashtu edhe tek qytetarët dhe në mjedis.

“Faktet tregojnë se numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë ndjeshëm dhe se tanimë qeset e reja plastike prodhohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, që garantojnë shëndetin e qytetarëve dhe një mjedis më të pastër. Prodhuesit e mëdhenj të produkteve plastike tregojnë sesi numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë me 70%. Ky fakt dëshmon sesi qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë të re ligjore, në dukje të pamundur, por në terren tepër të suksesshme”, tha ai.

Megjithatë, ministri Klosi pranon se ka ende shumë për të bërë, për këtë arsye premton se aksioni për të eliminuar qeset e fundit plastike, nën 35 mikron, do të vijojë pa kompromis.

Po ashtu ministri Klosi, flet për masat e ndërmarra  dhe ndërgjegjësimi e opinionit publik. “Natyrisht ka  shumë më tepër për të bërë, ka shumë më tepër për të ndërgjegjësuar opinionin publik. Reduktimi i ofertës nga kompania për sa i përket gjithë sistemit na dëshmon që qeset e trasha po përdoren disa herë më shumë dhe vënia e pagesës ka shërbyer që të kemi kufizim të përdorimit të numrit të qeseve plastike” tha Klosi.

Gjithashtu, Klosi shton se “Ne do vazhdojmë me inspektoriatin, Agjencinë e Mjedisit, do të vazhdojmë me inspektime të vazhdueshme në të githë Shqipërinë për t’i kërkuar të gjithë këtij komuniteti të biznesit  që orientimi drejt reduktimit të qeseve plastike është një orientim që për ne nuk ka të ndalur. Shpejt do të kërkojmë që qeset të zëvendësohen me një produkt tjetër që janë torbat dhe natyrisht qeset e letrës”. Ata

Aktualitet

Archives