Salianji: LSI do merrte edhe më pak vota po të ishim në një listë

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka folur në një intervistë televizive rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në lidhje me mundësinë nëse PD dhe LSI do të hynin bashkë në zgjedhje do të merrnin më shumë vota, ai është përgjigjur se nuk do të ndodhte një gjë e tillë.

“E menduam se maksimalizimi i votës vinte në dy lista. Se LSI ishte parti që vjen nga e majta. Ndërsa PD është e djathtë. Nëse partitë në koalicion që janë me ne kanë marrë shumë pak vota nëse do ishin më vete do kishin marrë akoma më shumë”, tha ai.

“Qytetarët kanë qenë nën presion. LSI ka qenë nën represion. Nëse LSI do kishte qenë në të njëjtën listë me PD nuk do kishte marrë numrin e njëjtë të votave. Do kishte qëndrim ndryshe”, theksoi Salianji.

Ai shtoi se, PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të ankimuar këto zgjedhje. Salianji tha se ka zona ku për pak vota ndahen mandatet.

“Nëse ikin 4 mandate tek një parti shkohet në thuajse barazim”, tha Salianji, duke shtuar se,  “numri i votave të pavlefshme është shumë i madh”.

“Me aq sa dimë në çdo qark kemi vjedhje dhe blerje masive të votës. Kemi bërë denoncime dhe kallëzime në SPAK pafundësisht”, tha Salianji. Ata

Aktualitet

Archives