Komiteti Teknik i Ekspertëve propozim Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë: Mësimi për ciklin parauniversitar të vijojë në klasa

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, theksoi sot se do t’i propozojmë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë që procesi mësimor parauniversitar të kthehet në klasa.

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e epidemisë dhe masat antikovid,  Rakacolli tha se “Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon që ti propozojë Ministrisë së Arsimit që sa i përket procesit arsimor ta kalojë atë parauniversitar nga skenari i kombinuar në skenarin e parë me atë të prezencës në klasë duke ndjekur në mënyrë shumë rigoroze protokollet higjieno-sanitare”.

“Beteja me COVID vazhdon, do të vijojmë të zbatojmë në mënyrë shumë rigoroze mbajtjen e maskës aty ku ajo është rekomanduar, do të respektojmë distancimin fizik dhe sidomos atë social. Vetëm duke vazhduar me këtë ritëm edhe me shtimin e vaksinimit do të mund të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë duke arritur atë që të gjithë e duam një përmirësim të ekonomisë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin”, – tha Rakacolli.

Sipas saj, situata e COVID-19 në përgjithësi ka qenë e qëndrueshme, ka pasur përmirësim të indikatorëve, me përjashtim të ditëve të fundit kur është vënë re një shtim i lehtë i numrit të rasteve të reja ditore.

“Ka vazhduar me ritme të mira edhe vaksinimi i popullsisë”, – tha Rakacolli.

E pyetur nëse sa është respektuar protokolli antikovid gjatë zgjedhjeve dhe si është bërë i mundur respektimi i këtij protokolli, Rakacolli tha se “siç jeni në dijeni nga raportimet tona edhe përpara zgjedhjeve është vendosur protokollin për COVID në të gjitha qendrat e votimit. KQZ ka pasur një protokoll të përcaktuar se si do të zhvilloheshin zgjedhjet. Organizmat e MSHMS kanë qenë në terren për të kontrolluar dhe kanë rekomanduar respektimin”. Ata

Aktualitet

Archives