koronavirues/ Ministria e Shëndetësisë: 57 raste të reja në 24 orët e fundit, Kruja me numrin më të lartë ditor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar pozitivë me koronavirus, 57 raste të reja.

Ekspertë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja u shpreh se “vazhdon puna në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, për të testuar të gjitha monstrat që kanë ardhur nga gjithë vendi për të dyshuar të prekur me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.
Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

COVID-19 – Statistika (14 Qershor 2020)
Testime totale 20494
Raste pozitive 1521
Raste të shëruara 1044
Raste Aktive 441
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 230
Krujë 55
Shkodër 53
Kamëz 26
Durrës 20
Vlorë 15
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 4
Fier 4
Lezhë 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

ATA

Aktualitet

Archives