Rritja e çmimeve/ Autoriteti Konkurrencës hetim të thelluar në depot farmaceutike

-Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore, (të masakave, alkolit dezinfektantëve, etj)  për evidentimin e rasteve të abuzimit me rritjen e çmimit të tyre, si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Në një njoftim të Autoritetit të Konkurencës, citohet se “nisur nga disa ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në bazë  të ligjit  “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materialeve në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).

“Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezinfektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje. Nga verifikimi në terren konstatohen se:, tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik) dhe rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive). Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi. Lidhur me këtë konstatim u vendos hapja e një hetimi paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore. Ky hetim të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020”. ATA

Aktualitet

Archives