MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Anuloni të gjitha udhëtimet e planifikuara

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të anulojnë të gjitha udhëtimet e planifikuara, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme.

“Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19  dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi. Të gjitha udhëtimet e planifikuara prej jush duhet të anulohen, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ju apo familjarët tuaj”, thekson MEPJ në një njoftim për shtyp.

“Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit  i kanë anuluar  fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Një numër vendesh kanë ndaluar dhe kalimin transit përmes aeroporteve të tyre”, shton MEPJ.

“Informacioni më i shpejtë dhe më i përditësuar për linjat që vijojnë aktivitetin e tyre me aeroportin e Rinasit mund të merret në faqen e internetit: http://www.tirana-airport.com/…/f…/mberritjet-ne-kohe-reale/. Informacionet më të fundit të dhëna nga aeroporti: http://www.tirana-airport.com/…/informa…/njoftime-per-shtyp/”, nënvizon MEPJ.

“Prenotimet për biletat mund t’i bëni vetë on-line ose familjarët tuaj nga Shqipëria, patjetër me destinacion aeroportin e Rinasit dhe menjëherë pa humbur kohë”, shton MEPJ

MEPJ thekson se, “për shkak të gjendjes së karantinës, vendet fqinje kanë ndaluar qarkullimin e të huajve në territorin e tyre”.

“Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):

Në faqen e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

Në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni pa hezitim me Përfaqësitë Shqiptare të vendit ku ndodheni”, përfundon MEPJ.

Aktualitet

Archives