Rinia largohet nga vendi, Ulqini po plaket

 

Vetëm nga Ulqini brenda javës së kaluar  lëshuan vatrat e tyre shumëshekullore  dhe u shpërngulën në shtete të huaja   tetë të rinj.  Rrugën e tyre  këtë vit dhe viteve të fundit , e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë, madje edhe familjarë nga zona të tjera  urbane dhe rurale të banuara me shqiptarë

Vitet ikin, brezat kalojnë. E  Mali i Zi  nuk po zhvillohet ekonomikisht,  që rinisë  sonë   t’i sigurojë  punë e mirëqenie. Mbaj mënd tim at  të ndjerë kur isha ende  i ri, thoshte: “Ky vend për ne  vështirë se bëhet, por të paktën të bëhet për fëmijët tanë ”. Sot jam unë në moshën e tij kur i thoshte këto fjalë dhe Mali i Zi s’është zhvilluar akoma. Tani   ndodhem unë përballë të njëjtës situatë si im at para shumë vitesh dhe situata është po e njëjta, mos edhe më keq.   Edhe unë tani  mund t‘i them djalit tim   të njëjtat fjalë si   para shumë vitesh.

Gjekë Gjonaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “744” të revistës Koha Javore

Aktualitet

Archives