Myslimanët në Shqipëri solidarizohen me Halepin

Myftinia Shkodër ka organizuar në të gjitha xhamitë e qytetit Hytbe Zemërimi dhe Solidarizimi me Halepin.

Myftinia e Shkodrës ka bërë thirrje besimtarëve mysliman për solidarizim me vuajtjet e popullit sirian në Halep. Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Zonës Shkodër u kërkoi besimtarëve të luten për tu rikthyer paqja dhe të mos i kthejnë shpinën Zotit.

Gjithashtu Myftinia Shkodër ka organizuar në të gjitha xhamitë e qytetit Hytbe Zemërimi dhe Solidarizimi me Halepin.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka theksuar se këto ngjarje janë tregues i devijimit të njerëzimit nga boshti i mirësisë së besimit. Ne si popull kuptojmë këto vuajtje pasi kemi kaluar tortura ç’njerëzore nga regjimi komunist. Ky është terrorizmi i vërtetë ndaj të cilit duhet të distancohemi shtoj Sytari.

 Për tu angazhuar në lutje të përbashkët, për fatkeqësinë e madhe, terrorizmin e pashembullt që ushtrohet ditë pas dite mbi njerëzit e pafajshëm në Siri, Irak dhe Lindjen e Mesme. Ai është terrorizmi i vërtetë që duhet luftuar” tha Sytari.

Në fjalën e tij Myftiu Muhamed Sytari i quajti bombardimet në Halep realitete të kobshme dhe shfaqje zemërimi me të cilat po përballet njerëzimi.

Politikat e gabuara dhe diabolike po e marrin botën përdore drejt dekadencës, por ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë nënvizoi Imam Sytari.

Myftiu i Metropolit verior bëri thirrje për tu angazhuar në lutje,  për tu rikthyer paqja, duke kërkuar që të mos i kthejmë shpinën Zotit. Njëkohësisht, kërkoi që të nxitet fryma e harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e myslimanëve dhe me të gjithë, respektimi i besimit të tjetrit dhe mbrojtja e dinjitetit dhe krenarisë islame në çdo vend e kohë!

“Janë dëshmit të frikshme të rrëshqitjes së njerëzimit nga boshti i mirësisë së besimit dhe vlerave universale që e ftojnë njeriun të jetë vëlla i njeriut, i mëshirshëm, largpamës në ndërtimin e urave të komunikimit, paqësor, i drejtë, tolerantë, krenarë, respektues dhe shenjtërues i të drejtave legjitime, respektues i fesë së tjetrit, i besimit, i mendimit, i vokacionit shpirtëror edhe nëse nuk  është në fe, besimin, mendimin apo vokacionin  e tij shpirtëror…” tha Ai.

Lufta në Siri e Irak po ndiqet në Shkodër dhe në shumë qytete të Shqipërisë me lutje e thirrje për paqe e harmoni për të gjithë njerëzit pa përjashtim.

Aktualitet

Archives