RIKTHEN RADHËT NË MURIQAN

Fundjava ka rikthyer edhe një herë radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare të Muriqanit. 900 metër është radha e automjeteve që dalin nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Pjesa më e madhe e qytetarëve janë të detyruar të presin për më shumë se një orë në radhë për të përfunduar procedurat në doganë. Ata kërkojnë një shërbim më të mirë dhe procedura më të shpejta kalimi.

Qytetarët shprehen se vonesat janë më të mëdha në sportelet e Malit të Zi, për shkak të procedurave më të gjata të kontrolleve.

Përsa i përket pjesës shqiptare, procedurat janë më të lehta. Problematike mbetet dhe rruga e ngushtë e Muriqanit.

Radhë të gjata janë krijuar edhe në pjesën hyrëse të doganës. Në tokën malazeze vargu i automjeteve shkon deri në 300m, ndërsa procedurat e kalimit kanë pothuasje të njëjtën kohë.

Aktualitet

Archives