Presidentja kroate është tifozja më e zjarrtë e skuadrës

“Jam shumë e lumtur dhe nuk e di se si do ta shtyj deri ditën e diel. Mezi po e pres këtë finale të madhe”, u shpreh presidentja kroate, që është kthyer në një personazh të njohur në këtë Botëror me praninë e saj në takimet finale të turneut.

Më tej, Grabar-Kitarovic u shpreh se si do që të shkojë, për Kroacinë ky është një triumf.

“Pavarësisht rezultatit që do të arrihet të dielën në stadium, ne do të jemi fitues. Por jam e bindur se do të jemi kampionët e rinj të botës në futboll. Jam e sigurtë”, tha presidentja e Kroacisë.

Ajo ka konfirmuar gjithashtu se, ashtu siç ka vepruar me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministren britanike Theresa May, ka gati “dhuratën” edhe për presidentin francez, Emanuel Macron.

“Do të jem në finale jo vetëm si politikane e presidente, por edhe si tifoze e Kroacisë, si një person që ka luajtur futboll kur ka qenë fëmijë. Do t’i jap fanellën e Kroacisë edhe Macron, fanellën e kampionëve të rinj të botës”, tha Grabar-Kitarovic.

Aktualitet

Archives