Rama sot në Athinë, takohet me homologun e tij, Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë ku do takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi do mbahet rreth orës 12:30 në Athinë.

Në këtë takim mes dy lidërve pritet që të rihapet sërish marrëveshja e detit, e mbetur pezull që në vitin 2018, në takimin e fundit mes ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit dhe atij grek Nikos Kotzias. 

Një tjetër temë e këtij diskutimi do të jenë edhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, një kërkesë e vazhdueshme e fqinjit tonë. 

Takimi Rama-Mitsotakis vjen pas diskutimit të shkurtër mes tyre në New York gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së. 

Përveç Mitsotakis, Kryeministri shqiptar do të jetë edhe në panelin e Samitit të 4-rt të BE-Liga Arabe që do të mbahet në Athinë. oranews.tv

Aktualitet

Archives