Federica Mogherini takon liderët politik të Ballkanit Perëndimor, mungon kryeministri Rama

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini na takimin e saj të fundit ftoi liderët politik të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Ndër to ishin të ftuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shumë të tjerë.

Pritet që gjatë takimit me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të diskutohet  për ngjarjet në rajon dhe për shkëmbimin e ideve.

Por mungoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Burime nga kabineti i Federica Mogherinit kanë konfirmuar mungesën e kreut të qeverisë shqiptare, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Greqi.

Kujtojmë se ky është takimi i fundit i Mogherinit si shefe e diplomacise evropiane, mandati i saj si kreu i diplomacisë evropiane përfundon në 1 dhejtor.oranews.tv

Aktualitet

Archives