Rama puth në ballë policen e plagosur. Nesër niset për kurim në Turqi

Policja e dëmtuar në protestën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë do të niset nesër për kurim në Stamboll, shprehet Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi në spital efektiven e policisë.

Kryeministri Rama shprehet se “Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim”.

“Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”, theksoi Kryeministri Rama. /ata/

Aktualitet

Archives