Qeveria e Kosovës nderon viktimat e tërmetit në Türkiye

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Twitter ka shpërndarë pamje të flamurit turk mbi objektin e Qeverisë në shenjë përkujtimi për viktimat e tërmetit.
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte është veshur me ngjyrat e flamurit turk në shenjë nderimi për viktimat që humbën jetën në tërmetin e 6 shkurtit.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Türkiyes”, shkruan Kurti në Twitter.
Paraprakisht gjatë ditës kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e 127-të të Qeverisë e ka hapur me një minutë heshtje të kabinetit qeveritar, në nderim të mijëra jetëve të humbura tragjikisht nga tërmeti në Türkiye dhe Siri.

Aktualitet

Archives