Putin: Kemi bashkëpunim intensiv me Turqinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij ndjek me kënaqësi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prononcuan para gazetarëve para një takimi dypalësh në Moskë.

“Sot do të organizojmë takimin e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Ne do të diskutojmë situatën e marrëdhënieve mes vendeve tona duke diskutuar me organizatat joqeveritare dhe qarqet e biznesit. Këtë natë do të bëjmë edhe hapjen e vitit të Kulturës dhe Turizmit Turqi-Rusi”, tha Putin, duke u shprehur i kënaqur për vizitën e homologut turk në Moskë.

“Ndjekim me kënaqësi që zhvillohen marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë, veçanërisht në fushën ekonomike. Vëllimi i tregtisë mes Turqisë dhe Rusisë ka arritur në 35 miliardë dollarë”, shtoi Putin.

Duke rikujtuar se ka përfunduar seksioni detar i projektit të tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, Putin tha se “Po ashtu vazhdon edhe procesi i ndërtimit i seksionit tokësor, ashtu sikurse është planifikuar. Shpresojmë që projekti do të përfundojë në kohë”.

“Kemi një bashkëpunim intensiv me Turqinë në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet globale. Ka kontakte intensive mes ministrive të jashtme dhe të mbrojtjes të të dy vendeve. Gjithashtu, bashkëpunimi teknik ushtarak vazhdon të rritet”, tha Putin duke nënvizuar punimet intensive me Turqinë në çështje globale dhe ndërkombëtare

Aktualitet

Archives