Presidenti Meta: Integrimi i romëve, sfidë e institucioneve dhe e shoqërisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, presidenti Ilir Meta tha se kjo ditë e gjen këtë komunitet jo të mirë integruar në shoqërinë shqiptare, ndërsa thekson se integrimi i romëve kërkon mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Presidenti Meta shton se sfida reale për integrimin e komunitetit rom mbeten arsimi, strehimi, përkrahja sociale.

“Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë”, shprehet Meta.

Po ashtu Meta apelon për më shumë punë për ndryshimin e jetës së sociale të komunitetit rom.

“Kërkesat minimaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom”, shprehet presidenti. ata

Aktualitet

Archives