Punonjësi i doganave kërcënoi me pistoletë shitësit e duhanit në Shkodër

Një punonjës i Drejtorisë së Doganave nxorri pistoletën në mes të turmës së shitësve të duhanit dhe i kërcënoi. Antikontrabanda zbarkoi në lagjen Rus të Shkodrës për të sekuestruar duhanin e prodhuar nga fermerët e Shkodrës. Shitesit rezistuan dhe tentuan të rimerrnin sasinë e duhanit që punonjësit e doganave kishin futur në makinën e tyre. Ky veprim shkaktoi irritimin e shitësve të cilët nisën të qëllonin me pakot e duhanit e sende të tjera punonjësit e doganave, derisa i detyruan të largohen. Ky është një akt skandaloz ndërkohë që ligji për përdorimin e armëve sanksionon përdorimin e tyre vetëm në rast të cënimit të jetës. Për të njëjtën arsye, në Kukës pati penalizime ndaj një punonjësi të policisë.

Aktualitet

Archives