Këshilltari i Trump: SHBA duhet të ekstradojë Gylenin në Turqi

Një këshilltar i lartë ushtarak i Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni duhet të ekstradojë klerikun Fethullah Gylen, i dyshuar dhe akuzuar në Turqi si autori i grushtit të dështuar të shtetit pak muaj më parë në vend”.

“Ne kemi nevojë të rregullojmë politikën tonë të jashtme dhe për ta pasur Turqinë një prioritet. Kemi nevojë për ta parë botën nga perspektiva e Turqisë”, tha gjenerali në pension Michael T. Flynn.

Ai shtoi dhe bëri krahasimin: “Çfarë do të kishim bërë ne, nëse menjëherë pas 11 Shtatorit do të dëgjonim lajmin se Osama bin Laden jeton në një vilë të bukur në një vendpushim turk ndërsa drejton 160 shkolla të financuara nga taksapaguesit turq?”

Ai vazhdoi: “Ne nuk duhet të japim atij strehë të sigurt. Në këtë krizë, është e domosdoshme që ne të kujtojmë kush janë miqtë tanë të vërtetë. ”

Menjëherë pas fitores së Trump në votimin e së martës, kryeministri turk Binali Yildirim uroi manjatin në fitoren e tij, por edhe i bëri thirrje që të ekstradojë klerikun Gylen, i cili ka jetuar në shtetin Amerikan të Pensilvanisë që nga viti 1999.

Aktualitet

Archives