Presindeti Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit: Të jemi të kujdesshëm në festime, shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë

Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë. Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë. Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët”, tha ai.

“Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë”, u shpreh Meta.

“Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur”, tha ai.

Meta theksoi se, “në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë”.

“Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”, tha Meta.

“Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj: Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen”, uroi Presidenti Meta. ata

Aktualitet

Archives