Presidenti Meta uron Nikollën: Bashkëpunim dhe jo bojkot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Kryetaren e re Lindita Nikolla, zgjedhur sot nga Kuvendi i ri, i konstituuar i Republikës së Shqipërisë.

“Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tri dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin evropian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë”, shprehet Meta.

“Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, tha Meta. ata

Aktualitet

Archives