Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit, që nis ditën e nesërme.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për më shumë solidaritet, dashuri dhe paqe sociale.

“Të dashur besimtarë myslimanë,
Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!” – ka uruar Presidenti. ata

Aktualitet

Archives