Pompeo: Trump dëshiron të bisedojë me Ruhanin, por kërkesa të vijë nga lideri iranian

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri të ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron të bisedojë me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani gjatë punimeve të Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në programin televiziv të kanalit amerikan NBC, Mike Pompeo u shpreh në lidhje me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që fillon sot.

“Presidenti Trump është i lumtur nga bisedimi çdo moment me dikë dhe në lidhje me këtë është shumë i hapur” tha Pompeo duke mbrojtur mendimin se kërkesa duhet të vijë nga ana e liderit iranian, Hasan Ruhani.

Nga ana tjetër, në fjalimin e mbajtur vitin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që këtë vit mirëpret kryetarët e shteteve dhe qeverive të më shumë se 140 vendeve, Trumpi kërcënoi “me zhdukje” Korenë e Veriut për shkak të programit bërthamor, kurse këtë vit pritet që të marrë në objektivë Iranin.

Trump gjithashtu, për shkak se në muajin shtator Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën për herë të parë kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të kryesojë seancën: “Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe armët e shkatërrimit në masë”, që do të zhvillohet në 26 shtator dhe do të përdorë ‘çekiçin e drurit’ në cilësinë e “kryetarit të këshillit”.

Ndërkaq, edhe pse është deklaruar zyrtarisht se do të marrë pjesë në takimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, rriten presionet që Ruhani të mos shkojë në Nju Jork për të mos dëgjuar “ofendimet” e Trumpit ndaj Iranit.

Aktualitet

Archives