Policia kufitare shqiptare, pjesë e trajnimit të përbashkët me Malin e Zi dhe Kosovën në Plavë-Guci

Policia shqiptare është pjesë e një trajnimi të përbashkët të tre Policive Kufitare, asaj të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 – 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë – Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare.

Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksioni i Shqipërisë.

Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre. ata

Aktualitet

Archives