Imami nigerian që mbrojti të krishterët nga sulmi i armatosur u nderua me çmim nga Amerika

Imami Abdullahi Ebubekir, i cili mbrojti në xhami 262 të krishterë që i shpëtuan një sulmi të armatosur në Nigeri, u vlerësua nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çmimin e Lirisë Ndërkombëtare të Fesë.

Sipas lajmit të BBC, Sekretari amerikan e Shtetit, Mike Mompeo i dha çmimin në fjalë Ebubekirit, i cili në korrik të vitit 2018 në Plateau të Nigerisë, mbrojti fermerët e krishterë nga sulmi i çobanëve, me të cilët kishin pasur trazira.  

Në deklaratën e bërë gjatë dorëzimit të çmimit të lirisë së fesë, Pompeo tha: “Ai mbrojti me jetën e tij komunitetin e një feje tjetër, që me shumë mundësi do të vriteshin”.

Imami Ebubekir, ishte përgëzuar edhe nga Kryetari i Shtetit të Nigerisë, Muhammed Buhari për këtë sjellje shembullore dhe ishte parë i denjë për çmimin “Krenaria Kombëtare”.  

Aktualitet

Archives