“Plani i Metës dhe Saliut për bllokimin e vaksinimit dështoi”…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “plani i Ilir Metës me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi”, pasi sipas tij, “vaksinat do të vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër”.

Duke iu drejtuar Presidenti Meta i cili kërkoi auditim të “Albcontrol” nga KLSH, Rama tha se “dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL-së”.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL”, tha Rama.

Meta i kërkon KLSH-së nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë “Albcontrol”

Ndërkohë, nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol”.

Presidenti kërkon auditim mbi  mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Presidenti Meta shprehet se po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

Ata

Aktualitet

Archives