Greva e kontrollorëve në Rinas/ Rama: Organizatorët do të kallëzohen penalisht, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat.

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme u bëri apel kontrollorëve të Rinasit, të ndahen nga ata që i futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin.

Rama tha se “kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol”.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi paraditen e sotme “sabotim i rëndë i aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza” që nuk do të tolerohet” grevën e kontrollorëve që ka bllokuar trafikun ajror.

“Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, u shpreh Rama.

“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë, o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, tha Kryeministri Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi më herët se për bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore, pasi ky është cenim i sigurisë kombëtare…

ata

Aktualitet

Archives