Përkujtohet sulmi bërthamor i 71 viteve më parë në Nagasaki

Japonezët përkujtuan sot sulmin bërthamor, që shkatërroi Nagasakin 71 vite më parë dhe u mori jetën të paktën 74 mijë personave, tri ditë pas Hiroshimës.

Në orën lokale 11:02 (02:02 GMT), ora e saktë në të cilën shpërtheu bomba atomike, më 9 gusht 1945, një këmbanë jehoi dhe banorët ngrinë për një minutë heshtje në këtë qytet në jugperëndim të Arkipelagut Japonez.

Përpara një turme të madhe dhe përfaqësuesve të dhjetëra vendeve, kryebashkiaku Tomohisa Taue përmendi vizitën historike të kryer në maj nga Barack Obama në qytetin tjetër martir, Hiroshima. Asnjë president në detyrë nuk kishte qenë më parë për vizitë.

“Me ardhjen e tij, presidenti i tregoi pjesës tjetër të botës rëndësinë për të parë, dëgjuar dhe ndjerë gjërat vetë”, vlerësoi ai duke ftuar krerët e vendeve, që posedojnë armë bërthamore, si dhe krerët e tjerë të shteteve të bëjnë të njëjtën gjë.

Aktualitet

Archives