Erdogan: Rajoni ka pritshmëri prej nesh nga aspekti politik

Erdogan dhe Putin arritën në konsensus për të rritur për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh mes dy vendeve…

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se linja Ankara-Moskë do të mbushet sërish me miqësi dhe besueshmëri, ndërsa shtoi se marrëdhëniet do të avancojnë në një nivel më të lartë se ato të mëparshme.

Pas takimit në Shën Peterburg, Erdoan dhe Putin organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke e bërë të ditur se kanë arritur në konsensus me homologun e tij për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh, Erdoan tha se pas kësaj kontaktet do të vazhdojnë në mënyrë të ngjeshur.

Presidenti shtoi se centrali nuklear Akkuyu do të ketë merr statusin strategjik, ndërsa do të përshpejtohen edhe projektet si ajo e Rrymës Turke.

Edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se i kushtojnë rëndësi që marrëdhëniet mes dy vendeve të kthehen në nivelin para rrëzimit të avionit luftarak rus në nëntor.

Lideri rus bëri të ditur se me Erdoanin kanë patur një takim mjaftë konstruktiv dhe se kanë arritur në marrëveshje për vënien në jetë të një programi afatmesëm.

Putin vuri theksin në rëndësinë e hedhjes së hapave politike konkrete për ti vënë në jetë projektet e energjisë, ndërsa nënvizoi se shtylla më e rëndësishme e bashkëpunimit tregtar është sektori i energjisë.

Vladimir Putin tha se sanksionet e vendosura ndaj kompanive turke do të hiqen gradualisht, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë edhe bisedimet e komisioneve të përziera të dyja vendeve.

Të dy liderët vazhdojnë me bisedimet kokë më kokë në lidhje me krizën e Sirisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Rusi në kuadër të vizitës së parë të tij jashtë shtetit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Kjo vizitë është e rëndësisë së veçantë nga aspekti i takimit ballë për ballë me Presidentin rus Vladimir Putin prej rrëzimit të avionit luftarak rus më 24 nëntor të vitit të kaluar pasi bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke.

Presidenti Erdoan me Presidentin Putin u takuan në një atmosferë të ngrohtë në Pallatin Konstantinovski në Shën Petersburg.

Të dy liderët para takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve bënë nga një deklaratë të shkurtë në lidhje me takimin e pritur me kureshtje në mbarë botën.

Putin, duke e bërë të ditur që edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve u ngadalësuan me krizën e avionit, tha se ai ishte i pari i cili i telefonoi Erdoanit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

“Sot mirë se erdhët në Rusi. Ju falënderoj për mundësimin e këtij rasti për të zhvilluar një bisedë kokë më kokë”, -tha Putin.

Ndërkaq Presidenti Erdoan tha se marrëdhëniet edhe ashtu pozitive mes dy vendeve do të kalojnë në një fazë krejt tjetër me hapat që do të hidhen.

Erdoan shprehu kënaqësinë nga telefonata e Putinit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik, ndërsa shtoi se takimi i sot do të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve të rajonit.

“Rajoni ka pritshmëri prej nesh nga aspekti politik”, -u shpreh Erdoan.

Aktualitet

Archives