Paraliza e fytyrës dhe disa këshilla për trajtim natyral

Paraliza e fytyrës është paaftësia për të lëvizur disa ose të gjithë muskujt e fytyrës. Si pasojë e prekjes së fibrave nervore që vijnë në fytyrë, humbja e lëvizjes ndodh në muskujt e mimikës së fytyrës. Në këtë problem shëndetësor që mund të shihet në çdo moshë, pacienti nuk mund të ngrejë vetullat, të mbyllë sytë dhe të lëvizë gojën. Paraliza ndodh për shkak të dëmtimit ose inflamacionit të nervit i cili kontrollon funksionet e muskujve të fytyrës. Në mjekësi kjo gjendje quhet paralizë e fytyrës (paraliza faciale e quajtur paraliza e Bell-it).

Ne mund të rendisim këshillat tona natyrore që mund të jenë të dobishme në paralizën e fytyrës si më poshtë:

Vaji i arrës së kokosit

Merrni 1 lugë gjelle vaj arre kokosi të papërpunuar dhe ngroheni pak. Bëni masazh butësisht fytyrën tuaj, duke u fokusuar në anën e prekur (të paralizuar). Lëreni të qëndrojë për të paktën 30 minuta përpara se ta lani. Bëjeni këtë 2 deri në 3 herë në ditë.

Masazh

Shtoni gjashtë pika vaj esencial livando ose vaj kamomil në një lugë çaji vaj kokosi. Bëni butësisht masazh anën e prekur të fytyrës me këtë përzierje për disa minuta, lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni. Këtë mund ta bëni dy herë në ditë.

Vitamina B12

Duhet të konsumohen ushqime të pasura me vitaminë B12, të tilla si

mishi i kuq: Produktet e mëlçisë dhe veshkave të kafshëve me mish të kuq, veçanërisht të deleve, janë ndër ushqimet që përmbajnë sasi të larta të B12. Qumështi dhe produktet e qumështit: Qumësht, kos, djathë. Peshku dhe frutat e detit: Skumbri, sardelet, salmoni, trofta dhe toni. Mishi i bardhë dhe vezët (mëlçia e pulës dhe e verdha e vezës) janë të pasura me vitaminë B12.

Qimnoni i zi

Përzieni një lugë çaji pluhur qimnoni të zi me një lugë çaji mjaltë. Konsumoni këtë përzierje çdo ditë. Ju gjithashtu mund të bëni masazh fytyrën me pak vaj të farës së zezë. Konsumoni përzierjen e mjaltit me pluhur të farës së zezë dy herë në ditë.

Vaj ricini

Ngrohni dy lugë çaji vaj ricini (Ricinus communis) dhe bëni masazh butësisht fytyrën. Lagni një leckë të pastër në ujë të nxehtë, shtrydheni fortë leckën dhe vendoseni në fytyrë. Pasi lecka të jetë ftohur, zhyteni në ujë të nxehtë dhe përsëritni procedurën. Bëjeni këtë dy herë në ditë për lehtësim.

Çaj jeshil

Duhet të pini çaj jeshil duke e përzier me mjaltë 2-3 herë në ditë.

Hudhër dhe vaj ulliri

Shtypni tre thelpinj hudhër në havan. Shtoni një lugë çaji vaj ulliri në hudhrën e shtypur dhe konsumojeni të tërën përnjëherësh. Konsumoni këtë përzierje dy herë në ditë.

Xhenxhefil

Përzieni pluhurin e xhenxhefilit me mjaltë deri sa të përfitoni një masë kremoze. Nga kjo përzierje konsumoni një lugë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje.

Çaji me xhenxhefil mund të pihet edhe 2-3 herë në ditë duke përzier mjaltë në të.

Vaj dëllinje

Fytyra mund të bëhet me masazh me vaj mbartës të dëllinjës

Lule livando

3 grushtë me lule livando hidhen në 50 gram ujë të ngrohtë. Mbahet 48 orë dhe filtrohet me napë. Kjo përzierje aplikohet në pjesën e paralizuar duke bërë masazh.

Çaj rozmarine

Hidhni 10 gramë rozmarinë në 1 gotë me ujë të nxehtë. Mbajeni për 10 minuta dhe pini 2-3 gota në ditë.

Aktualitet

Archives