Në Shqipëri, 841 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit, janë kryer 3739 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 841 qytetarë.

“Kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 342 qytetarë në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnjë, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamzë, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Përrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë”, bëri të ditur Ministria.

Janë 11,894 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73 e 76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç”, informoi Ministria.

Po ashtu, janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 shkurt 2022)

Raste të reja ditore 841
Të shëruar në 24 orë 1547
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3739

Testime totale 1,698,880
Raste pozitive 265,716
Raste të shëruara 250,429
Raste aktive 11,894
Humbje jete 3,393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4459
Fier 1547
Shkodër 1175
Vlorë 921
Gjirokastër 811
Elbasan 796
Berat 638
Lezhë 487
Korçë 428
Durrës 298
Kukës 255
Dibër 79

Aktualitet

Archives