Neokirurgu turk realizon me sukses operacionin robotik

Pavioni i Neurokirurgjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Ankarasë ka shënuar një risi në botë me operacionin që ka realizuar për heqjen e tumorit nga baza e kafkës duke përdorur robotin “Da Vinci”. Pacientja 50-vjeçare, e cila tani ka dalë nga spitali, është rasti i parë dhe i vetëm në botën e mjekësisë që i është nënshtruar një operacioni plotësisht robotik për heqjen e tumorit të shfaqur në bazën e kafkës së saj. Operacioni neurokirurgjikal është i pari në botë që është kryer plotësisht me teknologjinë robotike dhe është realizuar nga neokirurgu turk Ymit Erollu (Ümit Eroğlu) në sallën e operacioneve të Spitalit Ibn-i Sina të dizenjuar enkas për një ndërhyrje të tillë.

Aktualitet

Archives