Kaos dhe tension ne Rrugën e Kombit

Kaos dhe tension i madh te Rruga e Kombit. Ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar sot.

Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan. Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, thanë banorët që kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e mjeteve.

Ata kanë shkatërruar me gurë të mëdhenj sportelet ku do paguhen tarifat dhe semaforët e vendosur aty. Nga ana e tyre efektivët kanë krijuar një kordon policie për të ndaluar protestuesit që qëllojnë me gurë.

Protesta e banorëve të Kukësit ka nisur në orën 10: 40 minuta dhe u shoqërua me tensione e përplasje me policinë kundër tarifës së vendosur për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.

Aktualitet

Archives