Në Shqipëri 826 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 5150 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 826 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet e reja rezultojnë në këto bashki: 280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnjë, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cërrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

“Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30 vjeçe dhe 66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63 vjeçe dhe 70 vjeçe, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, vijon njoftimi i Ministrisë.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (24 shtator 2021)

Raste të reja ditore        826

Të shëruar në 24 orë      916

Të shtruar në spitale       211

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 5150

Testime totale              1,176,595

Raste pozitive               166,690

Raste të shëruara           151,914

Raste aktive                   12,157

Humbje jete                     2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5385

Durrës            1169

Fier                 1151

Shkodër          1118

Vlorë               686

Elbasan           625

Lezhë              509

Berat               491

Korçë              310

Kukës              291

Gjirokastër      225

Dibër 197

ata

Aktualitet

Archives