Berisha: “Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng-Bashës me Edi Ramën”…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij për mediet se nuk ka kuvend dhe referendum në Partinë Demokratike.

Në një njoftim për shtyp, ish-kryetari i PD-së Berisha shprehet se “për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet, sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë”.

“Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund të pengojë. Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës. Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng-Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit me të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall “non grata” bazën e partisë i tmerruar prej saj”, shprehet Berisha.

ata

Aktualitet

Archives