Ndërron jetë Stan Dragoti, regjisori i famshëm shqiptar në Hollivud

Regjisori i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare në Los Angelos, Kalifornia.

Dragoti ka qenë regjisor i filmave: Dirty Little Billy; Love at First Bite; Mr. Mom; The Man with One Red Shoe; She’s Out Of Controll dhe Necesary Roughness. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Dragoti ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Prejardhja e tij është shqiptare pasi vjen nga një familje nga Tepelena, që ka emigruar shumë herët në SHBA.Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Disa vite më parë, Dragoti ka vizituar Shqipërinë, ku edhe nisi së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, disa projekte për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar./k.s/

Aktualitet

Archives