Mjeku Kalo: VETËNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive, kyç për të fituar betejën ndaj koronaviruesit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka cituar apelin e mjekut Tritan Kalo, për këto ditë të vështira ku ai së bashku me ekipin e tij po shërbejnë në frontin e parë me sëmundjen e koronavirusit.

‘Krenare për punën e palodhur të prof. Tritan Kalos dhe ekipit mjekësor në frontin e parë të përballjes me COVID-19. Bashkë do ja dalim”, – thotë Manastirliu.

‘VETËNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni covid-19 mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare! Na besoni, na dëgjoni, na mbështesni në betejën tonë ndaj COVID-19 dhe të gjithë së bashku me siguri do ta mposhtim atë me siguri! Jemi për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes COVID-19 për triumfin ndaj jetës”, – thekson mjeku Kalo. ATA

Aktualitet

Archives